Transmetuar më 06-12-2019, 13:19

Modelja Kejvina Kthjella është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar. Bukuroshja bjonde u bë e njohur për publikun shqiptar si velinë në emisionin “Xing me Ermalin.”

Më vonë ajo u largua nga ky emision pasi tha se do të vijonte karrierën e saj në Itali dhe se do të ishte pjesë e një emisioni shumë të njohur në Itali.

Ditën e djeshme mediat publikuan një video ku Kejvina shihej në promon e emisionit “La pupa e il Secchione e Viceversa”. Të gjithë menduam se do ta shihnim modelen së shpejti në “Italia 1” por Kejvina e ka mohuar një lajm të tillë.

E kontakuar nga ‘Xing.al’, Kejvina ka treguar se për shkak se ishte e angazhuar me “Dance with me”, nuk mundi të merrte pjesë në emisionin italian.

Pamjet që pamë janë shkëputur nga kasti dhe Kejvinën nuk do ta shohim në televizionin italian. Emisioni i cili është transmetuar në vitet 2006 dhe 2010, do të nisë në janar 2020 nën drejtimin e moderatorit Paolo Ruffini.