Transmetuar më 06-12-2019, 11:26

Një djalë është arrestuar si i dyshuar për një vrasje në Filipine. Dyshohet se Lloyd Bagtong, 21 vjeç i preu kokën një gruaje dhe më pas hëngri trurin e saj.

Ai u arrestua të enjten në ishullin Mindanao pasi një grua e paidentifikuar u gjet rreth dy milje e gjysmë larg shtëpisë së tij.

Në dëshminë e tij, Lloyd i tha policisë se ishte i dehur dhe i uritur kur gruaja u përpoq ti fliste në gjuhën angleze, të cilën ai nuk e kuptonte.

Ai pranoi se gatoi oriz para se të fuste trutë e gruas në tenxhere dhe ti hante. Sic raporton Daily Mail, Lloyd hodhi kafkën e saj në një vrimë pranë shtëpisë së tij.

Dëshmitarët thanë se panë të riun duke ecur me gruan pranë vendit ku u gjet trupi i saj.

Oficerët thanë se gruaja është gjetur pa bluze të veshur, vetëm me xhinse dhe me duar të lidhura i riu është në arrest dhe është dërguar për vlerësim psikiatrik./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd