Transmetuar më 06-12-2019, 11:24

Shuan një familje të tërë dhe abuzon për orë me radhë me kufomën e gruas. Një burrë vrau një çift bashkëshortësh dhe fëmijën e tyre vetëm 3 muajsh, ndërsa më tej e zhveshi gruan dhe bëri seks për tre orë me radhë me kufomën e saj.

Ngjarja e tmerrshme vjen nga India, ku i dyshuari pas ndalimit rrëfeu krimin e ndodhur të dielën që lamë pas.

38-vjeçari me emrin Nasiruddin, rezulton person me precedentë penalë i akuzuar për abuzime seksuale dhe nekrofili, pasi edhe më herët ka abuzuar seksualisht me një kufomë.

Me një gur të madh, ai goditi në kokë dhe vrau fillimish burrin, më pas gruan dhe më tej shkoi në dhomën e foshnjës duke e vrarë edhe atë.

Policia gjeti në banesë trupin e zhveshur të gruas, ndërkohë që maniaku pranoi gjatë marrjes në pyetje se e kishte bërë disa herë seks me kufomën e gruas, për tre orë me radhë.

Në shtëpi në momentin e ngjarjes ndodhej edhe një vajzë 10 vjeçe dhe vëllai i saj 4 vjeç, shkruan noa.al. Më tej ai përdhunoui edhe vajzën 10 vjeçe dhe rrahu djalin e vogël, por që të dy i la të jetonin.

Pas arrestimit i dyshuari pranoi se kishte përdorur drogë para ngjarjes, dhe se e kishte filmuar abuzimin ndaj nënës dhe vajzës. /a.y/noa.al/