Transmetuar më 06-12-2019, 11:23

Djali i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama një ditë pas tërmetit tragjik ka treguar që mes personave që u ndanë nga jeta ka qenë edhe një e afërme e tij bashkë me pjesëtarët e familjes. Bëhej fjalë për Kristi Reçin e cila humbi jetën në rrënoja me prindërit dhe vëllanë.

Media italaine dhe ajo amerikane shkruan më pas duke e cilësuar vajzën e re si të fejuarën e djalit të kryeministrit, lajm që e kishin konfirmuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë.

Vetë Rama kur u pyet dy netë më parë nga gazetari italian në emisionin “Porta e Porta” të Bruno Vespës, e pranoi për herë të parë se Kristi ishte e fejuara e djalit të tij Gregor Rama. Ai tha se nuk reagoi publikisht për këtë, pasi të gjithë viktimat e tërmetit ishin njësoj për të.

Ndërsa Gregu, ka bërë një tjetër postim pak orë më parë në Instagram, ku ka veçuar një nga shprehjet në anglisht të Van Gogut.

“Zemra e një mashkulli i ngjan shumë detit, ka stuhitë e tij, ka baticat e tij dhe në thellësi ka xhevahirët e tij gjithashtu”, shkruan Greg Rama.

Më 28 nëntor djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të të dashurës së tij Kristi Reçit, e cila humbi jetën poshtë rrënojave bashkë me tre anëtarët e familjes së saj.

Ai është shfaqur i hidhëruar teksa i ka dhënë lamtumirën e fundit, vajzës me të cilën kishte më shumë se dy vite lidhje./b.l/noa.al/