Transmetuar më 06-12-2019, 11:09

Shqipëria merr sot drejtimin e OSBE-së për vitin që vjen, në një ministerial që mbahet në Sllovaki.

Lajmin e bëri me dije Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm gjatë mbledhjes së qeverisë ku deklaroi se do të largohet për aktivitetin zyrtar.

Sakaq ai ka publikuar një video para këtij aktiviteti, ku shkruan, “Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkëlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE”.

Edhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj shkruan, “Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së.

Pas një pune kapitale përgatitore në rrafshin politik e programatik, si dhe organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive. OSBE Shqipëri 2020”. /a.y/noa.al/