Transmetuar më 06-12-2019, 08:58

Një foto e postuar në Instagram konfirmoi se Emma Stone dhe partneri i saj Dave McCary janë zyrtarisht të fejuar.

Unaza e shndritshme prej diamanti bie dukshëm në sy, edhe pse është totalisht jashtë fokusit të kamerës.

Dave, regjisori i njohur 34-vjeçar, ndau me të gjithë miqtë virtualë në Instagram lajmin e bukur pas një fotoje të tij dhe të Emma-s, e cila tregonte unazën prej diamanti në gishtin e saj.

Çifti u panë për herë të parë bashkë në tetorin e vitit 2017. Në dhjetor të 2018-ës, ata u kapën mat në një festë, pothuajse të pandarë nga njëri-tjetrit.

Po ashtu, edhe në janarin e këtij viti, ata shijuan bashkë afterparty-n e Golden Globes./b.l/noa.al/