Transmetuar më 06-12-2019, 08:31

Një shqiptar i moshës 34-vjeçare dhe gruaja e tij shtatzënë, 28 vjeçe, janë vënë në prangat e policisë italiane të kapur me drogë.

Ndalimi i tyre u bë gjatë mbrëmjes së kësaj të mërkure në zonën e Macerata, për shkak se në banesë iu gjet kokainë, materiale për paketimin dhe tregtimin e drogës.

Teksa burri u arrestua, gruaja u la në arrest shtëpie, për shkak se ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë.

Më konkretisht ishte gruaja ajo që kishte fshehur rreth 40 gramë kokainë të ndarë në doza, në reçipeta.

Në cilësinë e provës materiale në banesë u gjetën 4 mijë euro të fshehura, në mënyrë që të bëhej e vështirë gjetja e tyre. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd