
Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Begjet Pacolli, një nga më të pasurit në hapësirën shqiptare premton ndërtimin e një pallati me 45 banesa për banorët e prekur nga tërmeti në Thumanë.
Gjatë një takimi të zhvilluar atje bashkë me kryeministrin Edi Rama, ai tha se nëse gjithçka do të shkonte sipas planit, ky pallati do të ndërtohej për 3 muaj.
Pacolli dha më herët 1 milionë euro për banorët e prekur.
“Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet”, tha ai.
Aty ku ka pallate mirë është me zbrit poshtë, për të hapur hapësirë, se Kruja është qytet turistik. Vendosim dhe një fond ne dhe bëjmë një operacion që të dalë edhe qyteti i fituar. Rregullon kualitetin e jetës, më mirë në rrafsh ku krijohet një infrastrukturë tjetër, që ka afër shkollën e kopshtin”, tha Pacolli.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





