Transmetuar më 05-12-2019, 21:25

Përpos vlerave të jashtëzakonshme që ka për trupin e njeriut, qumështi është pak delikat në kuptimin e kombinimit me ushqime të tjera, për shkak se ka tendencë të shkaktoj probleme me tretjen.

Prania e disa baktereve në të, mund të shkaktojë prishje të ekuilibrit të mikrobiomës së stomakut si dhe fryrje të barkut.

Një nga produktet me të cilat qumështi nuk duhet kombinuar janë frutat. Disa nga arsyet përse qumështi nuk duhet të kombinohet me fruta janë:

Sipas mjekësisë së lashtë, qumështi nuk duhet kombinuar me fruta acidikë apo të ëmbël, për shkak se ndikon negativisht tek tretja e frutave dhe nxit fermentimin e sheqerit në stomak.

Kur qumështi kombinohet me fruta acidikë, ai thartohet dhe shkakton aciditet akoma më të lartë në stomak.

I vetmi kombinim, i cili nuk ka pasoja negative për shëndetin është ai i qumështit me avokado, rrush të thatë, fiq të thatë dhe hurma arabie. /k.k/noa.al/