Transmetuar më 05-12-2019, 20:38

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, gazetarja Fatma Haxhialiu tregoi se i përjetoi 30 sekondat e lëkundjeve të fuqishme të tërmetit të 26 Nëntorit.

Ajo pranoi se gjatë atij momenti mendja i shkoi menjëherë tek i biri, drejt të cilit shkoi menjëherë në mënyrë instiktive.

“Momenti i parë i imi ka qenë instikistivisht, jam ngritur dhe kam shkuar te dhoma e çunit.

Unë nuk e di se si kam shkuar deri atje, sepse tre nga mikeshat e mia kanë përfundaur në spital pikërisht se kanë pësuar fraktura gjatë ecjes.

Nuk e di se si jam ngritur, di që kam qenë konshiente kur kam parë ata të dy, gjithë pjesën tjetër e kam bërë në mënyrë instiktive… ” , tha ndër të tjera ajo.