Transmetuar më 05-12-2019, 15:54

Sapo flitet për dhimbje kockash, shumica mendojnë menjëherë për reumatizmën. Por nuk është gjithmonë kjo sëmundje shkaku i dhimbjeve, pasi ka raste kur mund të kemi të bëjmë me artrit dhe inflamacione të tjera të gjymtyrëve.

Mënyrat e gabuara të qëndrimit, lodhja fizike dhe faktori genetik janë disa nga faktorët që rrisin mundësinë të vuani nga dhimbjet e kockave, por jo më pak i rëndësishëm mbetet regjimi ushqimor. Më poshtë gjeni 5 ushqimet që nuk duhet të hani nqs keni dhimbje kockash:

Veza: Edhe pse vezët janë një burim i pashtershëm vitaminash dhe proteinash, është e këshillueshme që personat që kanë probleme me kockat të reduktojnë sa më shumë konsumin e tyre. Duke qenë se vezët janë me origjinë shtazore, ato përmbajnë acid arachidonoic që ul mbrojtjen e organizmit në rast se vuani nga artriti.

Pijet me sheqer: Në qoftë se ankoheni vazhdimisht nga dhimbjet e kockave, duhet të shmangni sa më shumë pijet e mësipërme dhe ato të gazuara. Këto pije kanë në përmbajtjen e tyre sheqer të dëmshëm dhe acid fosforik që përkeqësojnë gjithmonë e më shumë gjendjen tuaj shëndetësore.

Mishi i kuq: Edhe pse mishi përmban shumë hekur që ndihmon në prodhimin e hemoglobinës, në qoftë se ju abuzoni me konsumin e tij mund të rrisni rrezikun për të patur artrit reumatoid dhe patologji të tjera që sjellin dhimbje të kyçeve.

Patatet: Personat që vuajnë nga artriti ose dhimbjet reumatizmale duhet të shmangnin konsumin e patatateve pasi përmbajnë një lloj toksine të quajtur solaninë që i përshkallëzon këto dhimbje.

Frutat e thata: Frutat e thata janë një burim shumë i mirë i acideve yndyrore Omega-3, por në mesin e kyre frutave mundohuni të evitoni sa më shumë konsumin e stikave të pishës, arrave dhe arrat e Brazilit pasi përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore./b.l/noa.al/