
Këshilli Bashkiak Tiranë miratoi prishjen e godinës 15 në qytetin Studenti për shkak se nga dëmtimet e tërmetit të 26 Nëntorit përbënte rrezik për banorët.
Çuditërisht është dëmtuar kjo godinë ku nuk kishte studentë, por jo familjarë.
Godina në fjalë është zënë nga familjarë prej shumë vitesh, dhe pas vendimit për t’u prishur, bashkia tha se ata do të trajtohen me bonusin e qerasë njësoj si të prekurit nga tërmeti.
Ka zëra se godina në fjalë u vendos që të prishet, me qëllim që aty të ndërtohet pallat apo të ngrihet ndonjë biznes privat, gjithsesi mbetet i dyshimtë fakti se përse është dëmtuar e vetmja godinë ku nuk kishte studentë./NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





