Transmetuar më 05-12-2019, 14:55

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, e tregoi shumë qartë natyrën e saj si nënë, teksa u takua me nxënësit e shkollave në Londër.

49-vjeçarja nuk mundi ta fshihte buzëqeshjen nga fytyra, ndërsa kaloi kohë me nxënës vendas gjatë një vizite në qendrën “Salvation Army Clapton Centre” në Clapton, në veri të Londrës, këtë mëngjes.

Zonja e Parë ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për samitin e NATO-s, e gjatë kësaj kohe kaloi 20 minuta duke ndihmuar fëmijët që të përgatisnin zbukurimet për Krishtlindje.

Teksa i përgëzoi ata për veshjen e bukur festive që kishin zgjedhur me rastin e festave, Melania Trump bisedoi me ta pikërisht për këtë sezon kaq të bukur. /b.l/noa.al/