
Deputeti Kujtim Gjuzi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka deklaruar se rrogën e muajit dhjetor nuk do ta tërheqë por do ta çojë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.
“Ishte tërmet natyror apo artificial. Bllokimi i vijës bregdetare nga betoni fillon kur Ilir Meta ishte kryeministër i vendit. Një muaj më parë kam thënë nga Lalëzi se pse vazhdoni të betonizoni.
Unë jam 60 vjeç, kryeministri 55. Kur vdesin njerëz mbajmë zi. Ju vjen për të qeshur se nuk ju ka vdekur njeri në shtëpi se i keni vilat këtej nga kodrat. Atë natë kam qenë në zyrë, por kam dalë edhe në terren dhe i kam parë të gjitha.
Zoti president tha bëje gati buxhetin se e dije që ka tërmet. Qytetarët nuk duhet ta lëshojnë më vendin. Rrogën time në datë 3 janar nuk do ta marr do e çoj për viktimat”, tha Gjuzi./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





