Transmetuar më 05-12-2019, 13:20

Macja ishte tërhequr nga aroma e qumështit të derdhur në batanijen e vogëlushës Alexandra dhe u afrua drejt saj.

Kështu teksa vogëlushen e kishte zënë gjumi në karrocën ku ndodhej, macja u shtri mbi të, por në këtë mënyrë i zuri frymën foshnjës, duke fjetur gjithashtu mbi të.

Nëna Snezhana, 22 vjeçe e cila jeton në rajonin e Vinnytsia në Ukrainën lindore, rreth 125 mijë milje larg Kievit, ishte duke pastruar pjesën e pasme të oborrit, dhe kur u kthye tek e bija që e kishte lënë në karrocë, e gjeti vajzën që nuk po merrte frymë.

Macja ishte shtrirë mbi vajzën dhe pavarësisht tentativës së saj, për ta përmendur dhe lajmërimit të ndihmës së shpejtë, e mitura gjeti vdekjen.

Halyna Zakharchuk, mjekja e fshatit deklaroi se kishte kudo aromë qumështi të ngrohtë dhe macja kishte hyrë aty për tu ngrohur, ku më tej ishte shtri mbi vajzën që flinte, duke i zënë edhe frymën, pasi po flinte mbi trupin e saj, shkruan noa.al.

Mjekja shtoi më tej se e mitura nuk kishte asnjë dëmtim tjetër, përveç asfiksisë së pësuar gjatë kësaj të hëne. /a.y/noa.al/