Transmetuar më 05-12-2019, 12:43
Kanabisi i sekuestruar

Goditet në pikë e kalimit kufitar një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike, duke u vënë në pranga një i ri.

Pasditen e kësaj të mërkure u bë arrestimi i 25-vjeçarit Sebastian Veezi, banues në fshatin Sallmone, Shijak.

Efektivët e Policisë Kufitare në Muriqan, Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip “Opel”, me të cilin udhëtonte 25- vjeçari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.7 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Vezi dyshohet se do e trafikonte lëndën narkotike drejt Malit të Zi, për ta shitur.

Ndaj 25-vjeçarit hetimet jnaë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd