Transmetuar më 05-12-2019, 12:37

Këngëtarja Rina Balaj u zhduk për disa kohë nga muzika dhe rrjetet sociale duke qëndruar tërësisht në heshtje.

Kur u kthye në Instagram, ajo zgjodhi që të mbante emrin "isyourgirlrina", i njëjtë me atë të reperit shqiptar që zhvillon famën në Greqi, Sin Boy.

Ai njihet në Instagram me emrin "isyourboysinboy". Mbrëmjen e kaluar, të dy kanë postuar fotografi ku duken shumë të afërt me njëri-tjetrin, gjë që nxit dyshimet se kanë nisur një histori dashurie.

Madje në imazhin ku Rina puth në faqe Sin Boy i është bërë një koment nga Fifi, e cila i thotë: "Hajt për hajër, e lumtur për ju."

Një histori dashurie nuk është konfirmuar ende, por artistët kanë bashkëpunuar për herë të dytë. Ata do sjellin së shpejti këngën "Tentacion", ndërkohë që një vit më parë bashkëpunuan për projektin "Gigi"./a.m/noa.al/