Transmetuar më 05-12-2019, 12:28

Njësoj si shumë emra të ekranit, këngëtarja Enca ka dhënë kontributin e saj për të prekurit nga tërmeti.

Pasi publikoi një fotografi pa grim, u tha se nuk bëri asnjë postim për të lënduarit.

Për këtë arsye, këngëtarja vendosi të vërtetojë të kundërtën duke bërë dhe një koment.

“Nuk jam kategoria e personazheve që të shfrytëzoj situata të tilla për vëmendje. Dhe as kategoria e atyre që postojnë gjithçka që bëjnë e ndihmat që ofrojnë.

Dhe mbi të gjitha nuk i detyrohem askujt shpjegim për asgjë që bëj, por kjo temë më ka prekur aq shumë sa nuk mund të heshtja”, shkruajti artistja./a.m/noa.al/