Transmetuar më 05-12-2019, 12:03



Një person ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme.
Në qytetin e Vlorës, duke kaluar rrugën një person rreth 60 vjeç, është përplasur nga një motor që shpërndan ushqime fast foodi.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur pranë spitalit të qytetit, ku nga përplasja kalimtari ka pësuar dëmtime serioze.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën lëvizte motori.
I plagosuri për shkak të gjendjes kritike, është futur me urgjencë në sallën e operacionit. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





