Transmetuar më 05-12-2019, 08:27

Kënga Magjike këtë vit ka marrë tjetër kuptim. Kjo për shkak të tërmetit shkatërrues që ndodhi më 26 nëntor, duke marrë jetën e 51 personave dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Mirëpo, ky festival tani do të ketë fundin e mirë pasi të ardhurat nga biletat do të dhurohen për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Gjithsesi, Rozana Radi ka treguar publikisht cilat janë pesë këngët që asaj i pëlqejnë më së shumti.

Ajo ka vendosur Besa Kokëdhimen e cila hoqi dorë nga ky festival për shkak të dhimbjes nga tërmeti, Kastro Zizon, Fifin, Eneda Tarifën dhe Marsela Cibukaj.

“Kjo është Top 5 për mua në Kënga Magjike këtë vit. Shije personale muzikore. Të pa ndikushme nga askush. #kendojpertendertuar @arditgjebrea Më mungon ajri kur nuk marr pjesë në këtë festival. Suksese të gjithëve! Më vjen keq që nuk do ta dëgjojmë @besaofficial sonte por e respektoj plotësisht zgjedhjen e saj”, ka shkruar Rozana./b.l/noa.al/