Transmetuar më 05-12-2019, 06:56

Gradualisht mbi vendin tonë kanë nisur kthjellimet në pjesën më të madhe të terriotorit pasi vranësirat mbeten prezente në relievet malore në lindje. Ajo që vlen për t’u theksuar është era e cila po fryn me një shpejtësi mesatare 5-8m/s (moderuar) ndërsa pranë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton hera herës shpejtësi intensive deri në 20-25m/s.

Edhe për ditën e sotme, e enjte 6 dhjetor 2019, pritet që mbi vendin tonë të ndikojnë kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave duke nisur nga orët e mesditës.

Nesër pritet një mëngjes i ftohtë pasi temperaturat në vlerat minimale pritet të arrijnë -5ºC në zonat malore, 0ºC në ato të ulta dhe 3ºC në ato bregdetare për këtë arsye vishuni fort. Në orët e mesditës temperaturat pritet të arrijnë 6ºC në zonat malore, 18ºC në ato të ulta deri dhe 19ºC në ato bregdetare. Sa i përket erës ajo do të fryje përsëri me drejtim lindje dhe shpejtësi mesatare 5-8m/s por humbet itensitet pas orëve të mesditës.

Gadishulli i Ballkanik po ndikohet nga aktiviteti i presionit të lartë (A) atmosferik me qëndër të pozicionuar në Europën verilindore po mban në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të stabilizuar me temperatura të ulëta.

E Enjte datë 05 Dhjetor 2019 moti me kthjellime në zonën Veriperëndimore ndërsa në zonën qëndrore dhe Jug vranësirat do të jenë të dendura të pasuara nga rreshje shiu në brigjet e detit Jon gjatë pasdites dhe mbrëmje. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes. Temperaturat min dhe max: Zonat malore -3/7°C

Zonat e ulëta -1/15°C

Zonat bregdetare 6/16°C

E Enjte 05 Dhjetor 2016

Kosova për ditën e Enjte dt 05 Dhjetor 2019 do të ketë mot me vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -4°C në mëngjes deri në 7°C gradë Celcius në mesditë.

E Premte 6 dhjetor 2019

E Premte datë 6 Dhjetor 2019 moti do të jetë i vranët në Veriperëndim dhe rreshje të pakta, ndërsa në zonën qëndrore dhe Jug do të mbetet me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe prani të mjegullës. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë. Temperaturat min dhe max: Zonat malore 0/12°C

Zonat e ulëta 4/17°C

Zonat bregdetare 9/18°C