



Nata e parë e festivalit “Kënga Magjike 2019”, ka sjellë plot surpriza.
Mes dhjetëra artistëve që u ngjitën në skenë për të interpretuar këngët e tyre, spektakli pati edhe një mysafire shumë të veçantë.
Bëhet fjalë për këngëtaren e madhe italiane me origjinë shqiptare, Anna Oxa.
Në momentin kur u prezantua emri i saj, publiku e priti me duartrokitje të forta.
Anna e emocionuar, nuk i kurseu disa fjalë prej zemre për mikpritjen e ngrohtë shqiptare.
“Duhet të mësojmë të jetojmë me forcë të mbinatyrshme, që ndonjëherë na lëvizin dhe ndjenjat tona, ndaj duhet të kemi mundësinë për të ndërtuar", tha ajo.
Më pas, ajo interpretoi para publikut shqiptar një prej këngëve më të famshme të saj, “L’America non c’è”./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





