Transmetuar më 04-12-2019, 20:34

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Presidenti Ilir Meta është takuar në Prizren me shqiptarë të prekur nga tërmeti, dhe prej ditësh janë larguar nga zona tyre të banimit.

Kreu i shtetit bashkëbisedoi me ta për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin ne normalitet.

Meta adresoi një falenderim për Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj për përkujdesjen e ngrohte dhe vëllazërore si dhe vlerësoi Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe njësitë e specializuara të kërkim-shpëtimit.

Kosova ishte vendi i parë që u angazhua për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e tragjedisë së 26 nëntorit.

Për këtë, Forcat e Sigurisë së Kosovës u nderuan sot nga Presidenti Ilir Meta. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd