Transmetuar më 04-12-2019, 19:55

Një person është arrestuar nga Policia e Elbasanit, i akuzuar për disa vepra penale. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A.X , nga Cerriku, ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën në një kompani ku ishte edhe me ortakë.

Mësohet se ai është administrator i një shoqërie aksionere dhe ka falsifikuar dokumente të shoqërisë duke vjedhur të ardhurat e kësaj shoqërie në dëm të ortakëve të tjerë.

Po me vendim të Gjykatës është vendosur sekuestro preventive e aksioneve që ky shtetas kishte në këtë kompani, sekuestro kjo e ekzekutuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Më herët gjykata kishte caktuar për të masën e sigurisë arrest me burg në mungesë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd