Transmetuar më 04-12-2019, 19:54

Kryeministri Edi Rama, do të jetë mbrëmjen e sotme, i ftuar në studion e televizionit Publik Shtetëror Italian, "Rai Uno".

Menjëherë pas kthimit nga Londra, ku mori pjesë në Samitin e NATO-s, Rama bëri publik një video, teksa shfaqej në studion e televizionit të njohur italian "Porta a Porta", i drejtuar nga Bruno Vespa.

Një emision të ngjashëm me të kanë edhe emisionet politike, në ekranet kryesore të televizioneve tona, të mbrëmjes së enjte.

Rama, shumë i irrituar me mediat gjatë javës së fundit, lidhur me pasojat tragjike të tërmetit, duke i sulmuar hapur për raportimet, sidomos analistët, duket se i ka bojkotuar të paktën për këtë javë studiot dhe ekranet kryesore të Tiranës.

"Pak përpara regjistrimit në “Porta a Porta”, në panelin e organizuar nga i mirënjohuri Bruno Vespa, për informimin dhe sensibilizimin e publikut italian mbi pasojat e fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit. Emisioni do të transmetohet sonte në … RAI UNO", theksoi Rama, në mesazhin e tij./NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd