Transmetuar më 04-12-2019, 18:26

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, aktualisht pjesë e opozitës, ka kritikuar qeverisjen lidhur me shpenzimet luksoze, teksa u gjet e papërgatitur edhe financiarisht nga tërmeti i 26 nëntorit.
"Tërmeti është një fenomen natyror, hipokrizia jo! Shteti më i varfër në Europë ka luksin të bëjë rrush e kumbulla taksat e qytetarëve".
Duke e ilustruar edhe me foto përkatëse, ish-ministri socialist i qeverisjes së kaluar shton të tej:
"Secila prej makinave mund të ishte një banese e re për të prekurit nga tërmeti. Fatkeqësisht, sot janë një monument me rrota i babëzisë që tërmeti nxori në pah!"/ NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





