
Kuvendi i Shqipërisë pritet të zgjedhë nesër në një seancë plenare, Prokurorin e ri të Përgjithshëm.
Në të njëjtën seancë plenare do të miratohet edhe buxheti për vitin 2020 si dhe akti normativ për dhurimin e 17 apartamenteve për familjarët e viktimave të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Seanca plenare nis ditën e nesërme në ora 10:00.
Duke iu referuar bazës ligjore, zgjedhja e drejtuesit të ri të organit të akuzës, mund të bëhet me minimumin prej 84 votash.
Kjo do të thotë se mazhoranca do të ketë nevojë edhe për votën e opozitës, për të zgjedhur Prokurorin e ri të Përgjithshëm.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kryer edhe renditjen definitive të tre kandidatëve.
Renditja zyrtare sipas KLP-së fillon me kandidatin e parë, Olsian Çela, dhe vijon me Arta Markun. Në fund qëndron Fatjona Memçaj.
Kuvendi do të ketë 30 ditë kohë për emërimin e kreut të organit të akuzës.
Nëse nuk arrihet kjo, atëherë posti i krye-prokurorit të ri shkon për atë që është renditur i pari në listën e KLP-së, pra për Olsian Çelën.
Megjithatë, nuk shihet e në Kuvend ka pasur mosmarrëveshje edhe me opozitën e re, lidhur me emrat që janë kualifikuar apo edhe renditur nga KLP.
Që kur nisi procesi i Vetting, Shqipëria pritet të ketë një prokuror të përgjithshëm, me mandat të plotë./NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





