Transmetuar më 04-12-2019, 15:48

Këngëtarja Bebe Rexha qëndroi për dy ditë në Shqipëri ku vizitoi nga afër të prekurit nga tërmeti.

Ajo mori përsipër që të ndërtonte shtëpinë e familjes së Musait dhe Bushit, të cilat ishin shkatërruar nga lëkundjet e fuqishme të 26 nëntorit.

Sot, Bebe postoi disa fotografi nga takimi me banorët e Durrësit ku kërkonte publikisht që të vazhdojnë ndërgjegjësimet për Shqipërinë.

Ndërkohë bëri të ditur se ka punuar për të dizajnuar shtëpitë e dy familjeve, të cilat do nisin shumë shpejt ndërtimin.

"Dje u ktheva nga një udhëtim dy ditor në Shqipëri ku pashë dëmet e dorës së parë nga tërmeti dhe takova personat e prekur. Unë shpreh mirënjohje nga zemra dhe mirësia e njerëzve atje, si dhe të gjithë në mbarë botën që kanë dhuruar. Nuk mund t’ju falenderojmë asnjëherë aq sa duhet. Ne kemi dizajnuar dy shtëpitë e të prekurve nga tërmeti që do i rindërtojmë si fillim.

Ju lutem vazhdoni të ndërgjegjësoheni për këtë tragjedi dhe ndihmoni nevojat e Shqipërisë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri", shkruajti Bebe./a.m/noa.al/