Transmetuar më 04-12-2019, 14:24

Presidenti Ilir Meta, është ndalur ditën e sotme në Gjilan, për të ngushëlluar familjen e dy vëllezërve Abazi, të cilët humbën jetën nga tërmeti në Durrës.

“Sot në Gjilan për t’u shprehur ngushëllimet dhe për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi”, shkruan Meta.

Ai shton se ndihet thellësisht i prekur nga humbja e jetës së vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor.

“Do të jemi gjithmonë pranë familjes Abazi!”, shkruan kreu i shtetit.

Ndaj familjes Abazi në Kosovë, qeveria shqiptare akordoi përkrahjen prej 1 milionë lekësh të reja.

Secila prej familjeve të vëllezërve Abazi nga Kosova do të marrin të njëjtën përkrahje financiare prej 1 milionë lekësh të reja, njëlloj si familjarët e viktimave të Shqipërisë. /a.y/noa.al/