
Një person i cili mbante armë pa leje, është vënë në prangat e policisë së Tiranës, i kapur me pistoletë.
Efektivët e komisariatit Nr.2, falë informacioneve të marra nga qytetarët se një i ri mbante në banesë armë zjarri pa leje, organizuan menjëherë punën për kapjen e tij.
Kështu u bë arrestimi në flagrancë i E. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij shtetasi, efektivët e policisë gjetën një armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





