Transmetuar më 04-12-2019, 13:52

Disa pamje të rënda janë bërë virale në rrjet teksa një gjuetar spanjoll tërheq zvarrë qenin.

Mendohet se ai është pronari, i cili donte ta vriste kafshën shtëpiake që sapo ka lindur këlyshët.

Video u publikua në mënyrë anonime nga një adhurues i kafshëve. Qeni u shpëtua të martën, por ishte shumë i lënduar dhe u konfirmua se kishte ngordhur në një klinikë kafshësh në Lugo, Galicia.

Pronari i paidfentifikuar, rreth 60 vjec mund të dënohet me dy vite burg dhe një gjobë prej 25 mijë paund për keqtrajtimin e qenit.

Organizatat për të drejtat e kafshëve kanë nisur të hetojnë për rastin dhe të vendosin para drejtësisë burrin, që e kanë konsideruar "mizor"./a.m/noa.al/