Transmetuar më 04-12-2019, 13:38

Abuzon seksualisht me një nxënës për të cilin mendonte se ishte homoseksual, për ta bindur që të ndërronte orientim seksual.

51-vjeçarja amerikane Tedria Fluellen, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një nxënës 16 vjeç, për një vit rresht, duke përfituar nga fakti se ishte mësuese në shkollën që frekuentonte i riu, në Worthington High School të Houston, të Texas.

I riu shkoi në shtëpinë e gruas për ta ndihmuar që të transportonte disa gjëra dhe në atë moment ajo nisi që ta joshte.

“Nuk duhet të jesh homoseksual”, i tha ajo, duke arritur që të kryejë marrëdhënie me të.

Mësuesja akuzohet se të paktën në katër raste ka abuzuar seksualisht me të miturin, duke i dhënë pije alkoolike dhe ilaçe, në mënyrë që të mos reagonte.

Ishte gjyshja e djalit ajo që zbuloi gjithçka, duke lezuar telefonin e tij, ku dhe zbuloi se çfarë kishte ndodhur, shkruan noa.al.

Kjo çoi në denoncimin ndaj gruas, e cila u arrestua gjatë kësaj të hëne. /a.y/noa.al/