Transmetuar më 04-12-2019, 12:51

Tërmeti i së martës së 26 nëntorit, pati pasoja të rënda, me 51 të vdekur dhe rreth 900 të plagosur.

Dëme të shumta u shkaktuan edhe në objekte, ku në Durrës ndërtesa të tëra u shembën, por dëme pati edhe në Tiranë.

Lëkundjeve të forta sizmike nuk iu shpëtoi as godina e Kryesisë së Kuvendit.

Në të u shkakltuan të çarje të mëdha në mure, çka ka bërë të nevojshme ndërhyrjen.

Gjatë ditës së sotme në godinën ku hartohen ligjet më të rëndësishme për vendit nga deputetët she komisinet parlamentare, ka nisur puna për rikonstruksionin, siç mund ta shihni në fotogaleri. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd