Transmetuar më 04-12-2019, 12:11

Kushtet atmosferike të motit janë ftohur duke sjellë reshje të dendura dëbore. Rruga e Kombit, e cila priti mijëra kosovarë për të sjellë ndihma për të prekurit nga tërmeti është veshur me të bardha.

Një video e postuar në Instagram nga këngëtarja Irma Libohova tregon se malet janë mbuluar me dëborë.

Pavarësisht kësaj, aksi rrugor është i pastër dhe nuk shkakton asnjë problem në qarkullim, por duhet të bëni kujdes për rrëshqitje nga akulli.

Ndërsa në aksin Qafë Mali – Fierzë, grupet e ARRSH po punojnë intesivisht duke u kujdesur që të mos ketë asnjë bllokim.

Edhe në akse të tjera, kryesisht në zonën e veriut vijon puna për të garantuar kalimin e mjeteve./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd