Transmetuar më 04-12-2019, 10:55

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit nuk ka shkaktuar dëme vetëm në banesa, por edhe në institucione shtetërore.

Ministria e Financave njoftoi se ka patur dëme të shumta në strukturën e godinës së Drejtorisë të Përgjithshme të Doganave.

“Nga drejtuesit e këtij institucioni aktualisht janë marrë të gjitha masat për evaukimin  e punonjësve në godina të tjera, cka garanton mirëfunksionimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit. Nga DPD është miratuar “Manuali mbi mënyrën e funksionimit të sistemit doganor lidhur me deklarimin, verifikimin, kontrollin dhe çlirimin e mallrave në raste emergjence”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Sipas akt konstatimit të inspektorëve të Institutit të Ndërtimit,  godina është jashtë funksionit.

Punonjësit janë transferuar pranë zyrave të AKSHI-t, si dhe është kryer zhvendosja e sektorëve kyç (VQ dhe SKAO) pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune.

Ndërsa degët doganore kufitare, edhe të brendshme, në çdo moment kanë funksionuar me kapacitete të plota.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd