Transmetuar më 03-12-2019, 23:07

Reperja shqiptare e njohur me emrin e artit Tayna, vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar dhe jo vetëm.

Ajo tashmë padyshim që i ka kaluar kufijtë, projektet e së cilës përveç sukseseve të mëdha në vendin tonë janë duke u shpërndarë dhe dëgjuar në vende të ndryshme të botës.

Së fundmi, projektin e saj të fundit e njëherësh të ri “Sicko”, e ka postuar dhe futbollisti shqiptar që luan tek Verona, Amir Rrahmani.

Në videon që është filmuar në dhomat e zhveshjes, te ekipi ku Rrahmani luan, mbrojtësi turk Koraj Gynter, nuk i reziston tundimit për të kërcyer.

Më poshtë keni videon: