Transmetuar më 03-12-2019, 18:47

Aktori i njohur i humorit dhe producenti, Ermal Mamaqi, ka dhënë një mesazh filozofik për ndjekësit e tij, në Instagram.

Ai është shfaqur në foto krah mesazhit me bashkëshorten e tij, Armanda Toska, me të cilën ka dy fëmijë, dhe duket se është i lumtur nga jeta familjare.

"Nëse dëshironi të punoni për paqen botërore, shkoni në shtëpi dhe duajeni familjen tuaj".

Ky ka qenë mesazhi i Ermalit, i cili duket se ka dashur të ironizojë ata që flasin dhe bëjnë sikur luftojnë për paqen dhe të mirën e botës./NOA.al