Transmetuar më 03-12-2019, 17:36

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka gjetur një mënyrë interesante për të mbledhur të ardhura për të prekurit nga tërmeti.

Ajo ka krijuar një linjë bluzesh për të gjithë fansat e saj, shitjet e të cilave do të shkojnë për familjet shqiptare.

"100% e të gjitha shitjeve do shkojnë për familjet dhe viktimat e prekura nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri që ndodhi më 26 nëntor. Bli një bluze dhe ndihmo në ndërtimin e një shtëpie apo komuniteti", shkruhet në faqen online.

Bluzat janë pjesë e linjës "Lutuni për Shqipërinë" dhe do dalin në shitje në mes të janarit 2020.

Vetëm një prej tyre kushton 45 dollarë, prandaj mbetet për tu parë se sa do jenë të ardhurat që do mbledhë Dua për vendin tonë.