Transmetuar më 03-12-2019, 17:07

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda rrëzoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për sa i përket dosjes “Toyota Yaris”.

Apeli riktheu masën e sigurisë “arrest me burg” për Edi Likën, Klevi Likën, Agim Çekën dhe Alban Mollaymerin.

Të ndaluarit akuzohen si të përfshirë në ngjarjen në të cilën u bllokuan në një automjet tip “Toyota Yaris” një sasi parash prej 3.4 milionë eurosh.

Në 6 nëntor Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda ndryshoi për ta masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi kishin kaluar afatet e paraburgimit.

Shkalla e Parë më herët ka rikthyer për hetim dosjen pranë Prokurorisë për Krime të Rënda./NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd