


















“Gjendje shumë e rëndë e banorëve në Gjuricaj dhe Kërtushë të Ishmit dhe në Armath. Situata është emergjente, 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit”.
Kështu thotë kryedemokrati Lulzim Basha, i cili publikon edhe fotografi nga inspektimi në terren mbi pasojat e tërmetit.
Ai bën me dije se banorët thonë se megjithë thirrjet e përsëritura nuk është marrë asnje masë dhe se e njëjta situatë në Kërtushë dhe Armath, ku njerëzit ankohen gjithashtu për mungesë ndihmash dhe shpërndarje selektive.
Sipas tij është emergjente rritja e numrit të vlerësuesve në terren në mënyrë që vleresimi i objekteve të shtrihet në të gjithë zonat e goditura dhe të përfundojë sa më shpejt.
“Kjo do të mundësonte vlerësimin e dëmit dhe nisjen e rikonstrusionit të objekteve të riparueshme dhe do tu jepte mundësi qytetareve, banesat e të cilëve janë të pabanueshme të organizonin jetën e tyre deri në rindërtimin e shtepive”, shkruan Basha.
Për këtë arsye ai rendit tre pika dhe thotë se duhet urgjentisht;
– Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve njerëzore. Janë rreth 500 inxhinierë që kanë shprehur gatishmërinë të kontribuojnë vullnetarisht. Është detyrë e shtetit ti organizojë dhe ti vërë në punë për vlerësimin e dëmeve!
– Sa më parë të bëhet vlerësimi i objekteve të dëmtuara, aq më shpejt qytetarët do të kenë mundësi të sigurohen dhe të adresojnë nevojat e tyre të menjëherëshme dhe afatgjata.
– Alokimi i fondeve të buxhetit për ti përdorur në funksion të qytetarëve të dëmtuar është hapi i tretë i domosdoshëm. Kjo duhet të nisë me anullimin e menjëhershëm të 150 milion dollarëve të planifikuar për dhjetë oligarkë dhe alokimi i tyre për familjet në emergjencë.
Kryetari i Partisë Demokratike e mbyll qëndrimin e tij duke thënë se gjithcka duhet të jetë në funksion të tejkalimit të emergjencës dhe kthimit të në normalitet. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





