Transmetuar më 03-12-2019, 13:29

Foto ilustruese
Një person ka mbetur i plagosur në rrethana të dyshimta në qytetin e Vlorës.
Më konkretisht rreth orës 10:54 të kësaj të marte, në spitalin e Vlorës ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës E.Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë.
Dyshohet se 32- vjeçari është plagosur në ambientet e një bilardoje në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë,
ndërkohë që rrethanat nuk bëhen me dije.
Aktualisht grupi hetimor po kryen hetimet përkatëse për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





