Transmetuar më 03-12-2019, 13:15

Besimtarët hindu janë fotografuar me thika dhe shpata duke therur qindra buaj në sakrificën më të madhe të kafshëve që bëhet në botë.

Festivali Gadhimai mbahet çdo 5 vite, nisi në orët e para të mëngjesit të së martës në Bariyarpur me siguri të lartë. Kafshët e para që u therën ishin patat, minjtë, pulat, derrat dhe pëllumba.

Më shumë se 200 besimtarë me shpata dhe thika shkuan në një fushë më të madhe se ajo e futbollit dhe therën qindra buaj.

"Sakrifica ka flluar sot. Ne nuk po përpiqemi ta mbështesim, por njerëzit kanë besim në traditë dhe kanë ardhur këtu me ofertat e tyre", tha Birendra Prasad Yadav, një prej komisionereve që organizojnë festivalin.

Festivali u mbajt në Nepal pavarësisht se autoritetet e kanë ndaluar si traditë që prej vitit 2015. /a.m/noa.al/