Transmetuar më 03-12-2019, 09:55

Një fëmijë amerikan 6-vjeçar nga Utah, gjeti vdekjen pasi ra nga pastruesja e dëborës dhe u mor përpara prej saj, teksa në drejtim ishte i ati.

Vogëlushi Herman Slaughter, ishte mbi makinë me të atin dhe vëllanë, në Provo Canyon, kur befas rrëshqiti prej saj.

Mëngjesin e kësaj të diele, vogëlushi u mor përpara nga pastruesja e dëborës, duke u shtypur për vdekje.

Babai tentoi që ti vinte në ndihmë duke i praktikuar masah kardiak, në pritje të ndihës së shpejtë, por pa rezultat.

“Nuk kemi çfarë të themi. Ishte një aksident i tmerrshëm”, tha sherifi Spencer Cannon. /a.y/noa.al/