Transmetuar më 03-12-2019, 09:34
Foto ilustruese

Tre makina janë përfshirë nga zjarri teksa ishin të parkuara në një garazh në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Mësohet se tre makinat kanë qenë të parkuara brenda garazhit në rrugën “3 Dëshmorët”.

Nga të dhënat paraprake dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.

Tymi i makinave ka krijuar panik tek banorët, ndërkohë që disa prej tyre janë larguar nga shtëpitë.

Sakaq për shuarjen e flakëve u desh ndërhyrja e tre zjarrfikëseve, ndërkohë që policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd