Transmetuar më 03-12-2019, 08:37

Modelja shqiptare Angela Martini i është bashkuar personazheve të njohur të cilët kanë dhënë kontributet e tyre për rimëkëmbjen nga tërmeti.

Këtë të hënë Angela ka zbuluar edhe shumën e parave që ka dhuruar bashkë me motivin.

Ky kontribut financiar vjen pasi më herët modelja mori përsipër strehimin e një familjeje.

“Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde… dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim.

Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje. Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti- ndihmo dikë të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/”, shkruan Angela. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd