Humbi gjithçka nën rrënoja, 10-vjeçari nga Thumana i lutet gazetarit për t’i bërë një foto: S’kam më asnjë!
Transmetuar më 02-12-2019, 19:49

Tërmeti i 26 nëntorit la pas një bilanc tragjik me rreth 51 jetë të humbura, shumë prej të cilëve fëmijë dhe të rinj, si dhe me mijëra të lënduar e të pastrehë.

Do të mbetet po ashtu, për historinë e dhimbshme, një plagë që vështirë të harrohet në memorien ne shqiptarëve, ende të traumatizuar nga katastrofa natyrore, më e madhja e vlerësuar në 40 vitet e fundit.

Për ta përcjellë më pranë publikut gjithçka ndodhi, mediat kanë qenë vazhdimit në terren, ndërsa historitë dramatike nga pasojat e tërmetit, vazhdojnë të jenë tronditëse.

"Do më bësh edhe mua një foto se s’kam më asnjë?, ka qenë kërkesa e një 10-vjeçari, drejtuar gazetarit Enrik mehmeti, të cilit tërmeti i shkatërroi gjithçka kishte në banesë.

Në rrjetin social "Facebook", gazetari tregon bisedën prekëse me 10-vjeçarin, i cili së bashku me familjen e tij do të mundohet ta rindërtojë jetën nga e para.

"Do më bësh dhe mua një foto se skam më asnjë ? " ishte kërkesa e 10 vjeçarit nga Thumana i cili po qëndronte me të atin kur po realizoja foto, mes gërmadhave të pallateve që i morën jetën shumë njerëzve."

Jo vetëm do të bëj sa foto të duash madje do dal dhe unë me ty sepse të gjithë jemi krenar për ju" .Pasi i bëra disa foto i kalova kolegut të Rai-it telefonin për të më fotografuar me heroin e vogël…Nën ato rrënoja nuk u varrosën vetëm jetët e shumë njerëzve por edhe shumë kujtime të banorëve të tjerë që mbijetuan…Banorët e prekur nga tërmeti kanë nevojë jo vetëm për anën materiale që është kryesorja por edhe për ngrohtësinë për të kapërcyer këtë dhimbje…Një fjalë të ngrohtë minimalisht ,mund ta thotë gjithkush…." shkroi Mehmeti pas kësaj kërkesë të pazakontë.\NOA.al

Loading...
Loading...