Transmetuar më 02-12-2019, 19:18

Kryetari i Partisë Demokratike ka prezantuar  një plan prej tre pikash për të dalë nga situata e rëndë që shkaktoi tërmeti në Shqipëri.

Sipas tij, janë 500 inxhinierë që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht për përshpejtimin e vlerësimit të dëmëve.

Së dyti, kërkon që ky vlerësim të bëhet në një kohë sa më shpejt të jetë e mundur.

Si edhe Qeveria të anulojë dhënien e mbi 150 milionë dollarësh të planifikuara për 10 oligarkë, sipas Bashës.

“Përgjatë këtyre ditëve të vështira, qëndrimet tona kanë qenë konstante. Ne mbështesim çdo përpjekje për të ndihmuar njerëzit e goditur, dhe ne kemi vullnetin për të ndarë idetë dhe planet tona me këdo që ka dëshirë të dëgjojë.

I bëj thirrje atyre që po e përdorin këtë kohë dhimbjesh dhe vuajtjesh për axhendën e tyre politike, ta fokusojnë energjinë dhe vëmendjen tek ata që kanë më shumë nevojë se kurrë për ndihmë!

Për këdo që ka vullnetin të dëgjojë, ky është propozimi ynë në këtë fazë të emergjencës”, shkruan Basha në Facebook. /k.k/noa.al/