Transmetuar më 02-12-2019, 17:36

Kryeministri Rama vijon të shigjetojë median, punën e së cilës në këtë kohë e konsideron kriminale.

Kreu i Qeverisë i referohet dëmeve që pësoi pak ditë më parë spitali i Durrësit, teksa vijon se një person u nxorr nga ky spital për shkak se në media u tha se rrezikon të shembet.

Në fakt situata në spitalin e Durrësit u pa se ishte e rënduar, dhe jo më kot u angazhua një grup i posaçëm për verifikim.

“Kam takuar një djalë që humbi babain për shkakun tuaj. Për shkak të mediave. Ishte duke vdekur në spitalin e Durrësit, u mbushën televizorët, po shembet spitali i Dutrrësit dhe e nxorrën babain.

Kjo është një papërgjegjshmëri e madhe, që në kushet e një situate të tillë njerëzit kanë nevojë për tu trajtuar me kujdes. Kjo është kriminale.

Është revoltuese, të marrin vrapin njerëzit dhe ta shohin shtëpinë si varr”, tha Rama. /k.k/noa.al/