Topi i Artë 2019, Mesi pranë fitores për herë të gjashtë
Transmetuar më 02-12-2019, 17:24

Do të zhvillohet sonte në Paris ceremonia e dhënies së Topit të Artë 2019.

Ajo që bie në sy është fakti se në renditjen me tre futbollistët më të mirë nuk është Ronaldo, pesë herë fituesi i këtij çmimi.

Në garë për çmimin prestigjoz janë Mesi, Van Dajk dhe Salah. Më i favorizuar duket Mesi, edhe pse e ka mbyllur vitin me vetëm një trofe të fitual, La Liga.

Mbetet për tu parë nëse qendërmbrojtësi i Liverpulit do të arrijë të thyejë sërish dominimin e dyshes Ronaldo-Mesi. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...