Transmetuar më 02-12-2019, 16:59

Kryeministri Edi Rama ishte në takim me banorët e ish-Kënetës në Durrës ku njëri prej banorëve i tregoi tragjedinë që i ndodhi pas tërmetit.

Ai rrëfeu se babai i tij ndërroi jetë rrugës për në Berat. Arsyeja përse po e transferonin ishte se u frikësuan pasi dëgjuan se urgjenca e Spitalit të Durrësit mund të shembej.

"Ka vdekur rrugës. E morëm nga Durrësi për ta çuar në Berat. Nuk japin arsyen e vdekjes, andej e panë të ambulancës na thanë këtu ka mbaruar. Unë varrimin ia kam bërë babait. Rruga tjetër është veç me zhvarros", u shpreh banori me lot në sy.

Kryeministri iu gjend pranë duke i thënë: "E zgjidhim bashkë. Keni ndonjë hall tjetër?"

Biseda e tij vijoi me banorët e tjerë që i thonin se kanë frikë të futen në pallat pasi nuk kanë siguri.